Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zbuluar planin 1.9 miliard dollarësh për rimëkëmbje ekonomike para se ta marrë zyrën.
Nëse kalohet nga Kongresi, do të përfshinte 1 trilion dollarë për familjet me pagesa direkte prej 1,400 dollarësh për të gjithë amerikanët, transmeton portali arbresh.info
Propozimi për ndihmë përfshin 415 miliardë dollarë për të luftuar virusin dhe 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla.
Biden, një Demokrat, ka premtuar të mundë pandeminë që ka vrarë më shumë se 385,000 njerëz në SHBA.
Ai bëri fushatë vitin e kaluar duke u zotuar të bënte një punë më të mirë për trajtimin e virusit sesa Presidenti në ikje Donald Trump, një Republikan.
Pagesat e drejtpërdrejta prej 1,400 dollarësh do të vinin mbi 600 dollarë pagesa të parashikuara në një projekt-ligj lehtësimi të miratuar muajin e kaluar.
Propozimi i Biden vjen ndërsa një rritje dimërore e koronavirusit thyen rekorde.
Çdo ditë sjell më shumë se 200,000 raste të reja në SHBA dhe numri i përditshëm i të vdekurve ndonjëherë arrin 4,000./arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...