Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ka autorizuar “mbështetje jetike për Izraelin” pas nënshkrimit të projektligjit të ndihmës prej 95.3 miliardë dollarësh për aleatët e SHBA.
Legjislacioni i siguron ushtrisë izraelite rreth 15 miliardë dollarë ndërsa vazhdon të sulmojë Gazën, ku më shumë se 34,000 njerëz janë vrarë në gjashtë muajt e fundit – kryesisht fëmijë dhe gra, shkruan Al Jazeera.
“Siguria e Izraelit është kritike. Unë gjithmonë do të sigurohem që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër Iranit dhe terroristëve që ai mbështet”, tha Biden.
Ndihma ushtarake vjen pasi Izraeli kërcënon një pushtim tokësor të qytetit jugor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë./abcnews.al
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...