A është Joe Biden gati për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë?
Këtë përgjigje e ka dhënë bashkëshortja e tij, Jill Biden gjatë një interviste për mediat. Sipas saj, shpallja e kandidaturës është çështje kohe.
“Ai thotë se ende nuk ka mbaruar punë. Nuk e ka mbaruar atë që filloi. Dhe kjo është më e rëndësishmja. Unë mendoj se gjithçka që Joe ka bërë, ja ka dalë. Ai na nxori nga kaosi. U zgjodh sepse njerëzit donin një udhëheqje të qëndrueshme.
Unë mendoj se ata e panë këtë tek Joe, panë karakterin, integritetin e tij. Ai erdhi në atë detyrë sepse e dinte çfarë donte të arrinte”, u shpreh Zonja e Parë e SHBA gjatë një vizite në Kenia, ndalesa e dytë dhe e fundit e vizitës së saj pesë-ditore në Afrikë.
E nëse do të rizgjidhej Joe Biden në fund të mandatit të dytë, do të ishte 86 vjeç./euronews.al
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...