Qeveria turke së shpejti do të dalë me nismë për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, qëllimi i së cilës do të jetë rritja e kompetencave të shefit të shtetit, paralajmëroi sot kryeministri turk, Binali Jilldirim.
Jilldirim paralajmëroi se qëllimi i këtij propozimi është të mundësohet koordinim më i mirë midis institucioneve shtetërore dhe të sigurohet stabilitet politik i vendit.
“Gjendja politike faktike duhet të ketë edhe status juridik, prandaj do të ndërmarrim hapa në këtë drejtim dhe për këtë do të vendos Parlamenti apo populli”, deklaroi Jilldirim.
Për ndryshimin e Kushtetutës dhe rritjen e kompetencave presidenciale insiston edhe presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili me këtë ka marrë edhe bazë juridike për përforcimin e fuqisë së tij politike, e cila në mënyrë shtesë është rritur pas grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik të këtij viti dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Në pajtim me Kushtetutën aktuale turke, shefi i shtetit ka rol ceremonial, ndërsa fuqia politike është në duart e kryeministrit dhe Qeverisë.
Erdogan, i cili është politikani më i famshëm turk në 80 vitet e kaluara, nga viti 2003 deri në vitin 2014 ishte kryeministër i Turqisë.
Për ndryshimin e Kushtetutës nevojitet shumicë prej dy të tretash në Parlament ose të paktën të 367 deputetëve në Kuvendin e madh kombëtar prej 550 anëtarëve.
AKP ka 317 deputetë, që do të thotë se i mungojnë edhe të paktën 50, që të mund ta ndryshojë Kushtetutën.
Opozita deri më tani në mënyrë rigoroze e ka kundërshtuar këtë ide, por dje Devlet Bahçeli, lider i Partisë opozitare të lëvizjes nacionaliste (MHP), e cila ka 40 deputetë në Parlament, paralajmëroi se do të mund ta mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...