Presidenti turk ka paralajmëruar se mund të shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të saj.
Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se një lëvizje tillë do të thotë kalim i “vijës së kuqe” për myslimanët, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Donald Trump ka biseduar me të gjithë liderët e Lindjes së Mesme, në mes të paralajmërimeve për lëvizjen.
Mediat amerikane thonë presidenti do të ndryshojë në mënyrë dramatike pozicionin e SHBA-ve për statusin e Jerusalemit gjatë kësaj jave. Fati i saj është një nga çështjet më të ashpra midis Izraelit dhe palestinezëve.
Izraeli gjithmonë e ka cilësuar Jerusalemin si kryeqytet të saj, ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.
Turqia dhe Izraeli rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar, gjashtë vjet pasi Turqia ndërpreu lidhjet në shenjë proteste për vrasjen e nëntë aktivistëve turq pro-palestinezë./arbresh.info/
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...