Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është “refuzuar” gjatë takimit në Bruksel, pasi ka kërkuar nga ministrat e jashtëm europianë që të ndjekin shembullin e SHBA-ve dhe të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Gjatë vizitës së tij të parë në selinë qendrore të Këshillit Europian, kreu izraelit tha se zyrtarët e Presidentit amerikan, Donald Trump, kanë bërë të pamundurën për paqe në Lindjen e Mesme, shkruan “Independent”, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu ka shtuar se palestinezët duhet të “njohin shtetin hebre dhe të përqafojnë realitetin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”.
“Europa duhet të “ndalojë së përkdheluri” palestinezët”, tha ai.
“Unë mendoj se palestinezët kanë nevojë për pranim të realitetit. Ju duhet të ndaloni që ata të ikin nga realiteti. E vetmja mënyrë për të ecur përpara drejt paqes është pranimi i realitetit nga Palestina”, shtoi ai.
Megjithatë, oferta e Netanyahut është refuzuar nga zyrtarët europianë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shokuar mbarë opinion publik me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...