Jeni japonez ra sot në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1998, ndërsa hendeku i politikës monetare midis Bankës së Japonisë dhe Rezervës Federale të SHBA-së pritet të zgjerohet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me humbjen e vlerës së jenit, kursi i këmbimit dollar/jen u rrit në 140 për herë të parë që nga gushti i vitit 1998.
Guvernatori i Bankës së Japonisë, Haruhiko Kuroda, është zotuar ta mbajë “ultra të lirshme” politikën monetare, duke thënë se faktorët e jashtëm që shkaktojnë rritje të inflacionit të brendshëm do të lehtësohen vitin e ardhshëm.
Për dallim, zyrtarët e Fed-it kanë theksuar se rritja e normave të interesit është e përshtatshme derisa inflacioni të lehtësohet ndjeshëm.
Në korrik, Fed rriti normën e saj bazë të interesit me 75 pikë bazë, ritmi më i shpejtë i shtrëngimit në katër dekada.
Monedha japoneze ka humbur gati 22 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i këtij viti.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu