Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me bombë në hyrjen e aeroportit në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden.
Adel Hamran, zëdhënësi për median i aeroportit në Aden, tha për AA se një automjet i ngarkuar me bombë shpërtheu në pikën e kontrollit në hyrje të aeroportit Aden.
Si pasojë e ngjarjes në zonën ku është kryer sulmi shpërthyen flakë, tha Hamran, i cili shtoi se 10 persona humbën jetën ndërsa 20 persona u plagosën. Sipas tij, në mesin e viktimave ka edhe forca të sigurisë.
Ai theksoi se nga shpërthimi u dogjën disa automjete që ndodheshin përreth autobombës si dhe janë shënuar dëme në disa shtëpi.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë përsipër askush./AA/.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...