Forcat tokësore japoneze janë përfshirë në një stërvitje ushtarake gjigante për të parën herë brenda 30 vitesh të cilën CNN e përshkruan si “përgatitje për një konflikt të mundshëm”.
Që prej mesit të shtatorit, 100.000 vetë personel, 20.000 automjete dhe 120 avionë po marrin pjesë në manovrat e shtrira në zona të ndryshme të vendit. Fokusi i tyre është gatishmëria operative, thotë gjigandi mediatik, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Këto vitet e fundit, rajoni i Indo-Paqësorit është kthyer në një vatër të nxehtë tensionesh, dhe zyrtarë ushtarakë thonë se kushtet e sigurisë rreth e qark Japonisë, janë në nivelin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Stërvitja e trupave tona është e përqendruar tek përmirësimi i efektshmerisë operative, zmbrapsja e armikut dhe kapacitetet e reagimit të shpejtë”, tha koloneli Noriko Yokota.
Sipas tij, ushtarët po përgatiten që të përgjigjen me besim të plotë tek vetja atëherë kur t`u kërkohet të ndërmarrin veprime të mëtejshme”. Pak ditë më parë, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në ujërat pranë Japonisë. /arbresh.info/
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...