Kryeministrin e Japonisë gjatë vizitës së tij në Ukrainë i ka premtuar Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, 1,5 miliardë dollarë kredi si garanci për të ndihmuar përpjekjet e vendit për reforma dhe rizhvillim
Shinzo Abe, ka vizituar Ukrainën të shtunën gjatë udhëtimit për në samitin e G-7 në Gjermani. Në një nga ceremonitë ku mori pjesë ai njoftoi për donacionin prej 1.500 automobila hibrid që i është bërë policisë së Ukrainës.
“Unë ndjej se qeveria e Ukrainës është plotësisht e vendosur dhe e gatshme për të lëvizur drejt rrugës së reformave,” tha lideri japonez.
Poroshenko tha se garancitë e kredisë do të përdoren për një sërë projektesh të reformës dhe të zhvillimit.
Ai gjithashtu tha se Japonia ka rënë dakord për një kredi të butë prej 1,1 miliardë dollarë për rehabilitimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në impiantin e Kievit.
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...