Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri Shinzo Abe, sot janë pajtuar për territorin e përbashkët në ishujt jugor të Kurileve
Kryeministri Shinzo Abe tha se në takimin me Presidentin e Rusisë është diskutuar marrëveshja e paqes, ku janë pajtuar për një veprimtari të përbashkët ekonomike në ishujt Kurile dhe vizita falas për ish-banorët e tyre.
U kërkua që ekspertët e dy vendeve të fillojnë konsultimet hollësishme për harmonizimin e kushteve, formave dhe fushave të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në ishujt jugor të Kurileve.
Dokumenti i përbashkët nga Putin dhe Abe do të shpallet nesër në Tokio.
Presidenti rus, Vladimir Putin po qëndron në një vizitë pune në Japoni.
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...