Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63.
Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu. Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive, raporton TCh.
Bëhet e ditur se është rritur në 63 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në zonën Kumamoto në veri të Kyushu. Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.
Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme.
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...