Kompania ajrore “Japan Airlines” do të dhurojë 50 mijë bileta kthyese për turistët e huaj, që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.
Kompania ajrore njoftoi se do të sigurohen 50 mijë bileta për fluturime nga aeroporti “Haneda” (Tokio) dhe aeroportet ”Kansai” dhe ”Itami” (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kompania, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm të Japonisë, ka për qëllim që të huajve të cilët do të vizitojnë vendin për të qenë të pranishëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020, të ofrojë edhe destinacione të tjera./ATSH/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...