Lutjet për funeralin e gazetarit të ndjerë kanë ndodhur në Arabinë Saudite dhe në Turqi.
Djali i Jamal Khashoggit, Salah u takua me ata që kryenin lutjet në Jeddah. Qindra morën pjesë në lutje në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si dhe në Stamboll, Turqi, transmeton portali arbresh.info
Trupi i Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, nuk është gjetur.
Arabia Saudite thotë se vrasjen e tij e ka urdhëruar një oficer, dhe jo Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Turqia këmbëngul se urdhëri për vrasjen ka ardhur nga nivelet më të larta.

Vendimi për të mbajtur lutjet e një funerali në mungesë së trupit të të ndjerit është urdhëruar nga familja e tij.
Të premtën, ata që morrën pjesë në lutje kanë shkuar edhe në familjen e Jamal Khashoggit në Jeddah për të ngushëllime.
Muajin e kalur Salah, u takua me Mbretin saudit Salman dhe Princin e Kurorës për të pranuar ngushëllimet e tyre.
Më pas ai është nisur për në Uashington, pasi ndalesa për udhëtim jashtë Arabisë Saudite iu hoq.
Në një intervistë për CNN ai tha se do të donte që babai i tij të varrosej në Medinë, së bashku me pjesëtarët tjerë të familjes.
Në një konferencë shtypi në Riad, Prokurori i Arabisë Saudite tha se Khashoggit iu dha një injeksion vdekjeprurës dhe se trupi iu shpërbë pas vrasjes në konsullatë.

Mbetjet e trupit të gazetarit të vrarë ende nuk janë gjetur.
Arabia Saudite ka akuzuar njëmbëdhjetë persona për vdekjen e gazetarit, ndërsa prokurori po kërkon dënimin me vdekje për pesë nga ta.
Khashoggi që shkruante për mediat amerikane dhe ishte kritik i qeverisë së Arabisë Saudite, u zdhuk pasi hyri në konsullatën e vendit të tijnë Stamboll, ku edhe shkoi për të marrë një dokument martesor./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...