Jahti me vlerë prej 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pamjet tregojnë anijen luksoze të ankoruar në portin e Ras al-Khaimah, shkruan skynews.
Në mars, jahti u konfiskua nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e sanksioneve ndaj oligarkëve të pasur. E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë, me gjatësi 143 metra.
Një numër oligarkësh të sanksionuar kanë kërkuar të zhvendosin jahtet e tyre në vende të sigurta muajt e fundit për të shmangur konfiskimin dhe vendosja e anijes në Emiratet e Bashkuara Arabe është një kujtesë simbolike e neutralitetit të shteteve të Gjirit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe lidhjeve të saj me Kremlinin./abcnews.al/
7 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë gjatë katër mujorit të...
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqipta...
Tahiri pyet BE-në: A do t’i vendosni sanksione Serbisë për v...
Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë trajnime për kontrol...
63-vjeçari italian ndërron jetë katër ditë pas një ndërhyrje...
Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev