Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.
Akademia Mbretërore e Shkenca e Suedisë njoftoi se këtij shkrimtari çmimi i është ndarë për “depërtimin e pa kompromis dhe të dhembshëm të efekteve të kolonializmit dhe fatin e refugjatëve në gjirin detar mes kulturave dhe kontinenteve.”, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah kishte arritur në Angli si refugjat në vitet e gjashtëdhjeta. Ai është autor i dhjetë romaneve dhe i disa rrëfimeve të shkurtra. Ai ka qenë profesor i Letërsive Angleze dhe Paskoloniale në Universitetin e Kentit, deri para pensionimit.
Në të kaluarën, çmimin prestigjioz e kanë fituar edhe romancierët si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez e Toni Morrison. /arbresh.info/
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit