Veprimet e Izraelit në Gaza janë të ngjashme me ato kundër hebrenjve që janë kryer nga persekutimi nazist, thotë lideri turk Recep Tayyip Erdogan.
Ditë më parë ai e quajti Izraelin shtet terrorist dhe aparteid, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk ka dallim në mes të mizorisë që hasi populli hebre në Evropë 75 vjet më parë dhe brutalitetit që po i nënshtrohen vëllezërit tanë në Gazë”, citohet të ketë thënë presidenti turk, sipas AFP.
“Fëmijët e atyre që iu nënshtruan të gjitha llojeve të torturave në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore tani po sulmojnë palestinezët me metoda që do t’i linte në hije edhe nazistët”, përsëriti Erdogan.
Presidenti i fuqishëm turk po fliste në Stamboll, ku presidentët, kryeministrat dhe personalitete të tjera nga më shumë se 40 shtete myslimane u mblodhën për një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
Tubimi tregoi mbështetje për palestinezët dhe dënoi përurimin e ambasadës amerikane në Jerusalem. OIC gjithashtu është zotuar të krijojë një “forcë ndërkombëtare paqeruajtëse” për të mbrojtur palestinezët./Arbresh.info/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...