Pas një nate me bombardime intensive në Qytetin e Gazës, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, duket se ka shpallur një fazë të re në ofensivën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kundër shtrirjes urbane tashmë të shkatërruar ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.
Katz paralajmëoi se Izraeli nuk do të bëjë hapa pas deri në marrjen e plotë të Gazës.
“Gaza po digjet. IDF po godet infrastrukturën terroriste me grusht të hekurt. Ushtarët e IDF po luftojnë heroikisht për të krijuar kushtet për lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit. Ne nuk do të tërhiqemi ose nuk do të kthehemi prapa derisa misioni të përfundojë.”, tha Katz.
Përshkallëzimi i bombardimeve izraelite të qytetit të Gazës erdhi menjëherë pas vizitës së sekretarit të shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Jerusalem, i cili deklaroi “mbështetjen e palëkundur” të administratës Trump për Izraelin.
Ndërsa po largohej nga vendi, duke u drejtuar për në Katar mëngjesin e kësaj të mërkure, Rubio u tha gazetarëve: “Izraelitët kanë filluar të ndërmarrin operacione atje. Pra, mendojmë se kemi një dritare kohore shumë të shkurtër brenda së cilës mund të arrihet një marrëveshje. Nuk kemi më muaj dhe ndoshta kemi ditë dhe ndoshta disa javë për të shkuar.”
Nga ana e tij Hamasi akuzon SHBA-të për përshkallëzimin e luftës izraelite, ndërsa paralajmëruar se kjo ofensivë po kërcënon jetët e ushtarëve të kapur izraelitë.
Në Gaza ka ende 48 pengje, të rrëmbyer nga Hamasi dhe militantët aleatë në sulmin e tyre më 7 tetor 2023, të cilët nuk janë kthyer. Vetëm 20 prej tyre mendohet se janë ende gjallë.
Familjet e pengjeve kanë bërë thirrje për një protestë gjatë kësaj të marte (16 shtator) jashtë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, për të demonstruar kundër ofensivës, ndërsa policia ka mbyllur rrugën.
Lufta në Gaza filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar që atëherë në armëpushime të ndërmjetësuara pjesërisht nga Katari ose marrëveshje të tjera.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 64,871 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk thotë se sa prej tyre ishin civilë apo luftëtarë./rtsh
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...