Ushtria izraelite tha se ka goditur depot e raketave në Iranin qendror të dielën, afërsisht 2,200 kilometra larg territorit izraelit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) goditën depot e raketave tokë-tokë në qytetin iranian të Yazdit, sipas zëdhënëses së IDF-së, Effie Defrin, raporton CNN transmeton Arbresh.info.
“Gjatë gjithë ditës, ne vazhduam të thellojmë degradimin e aftësive (të Iranit), duke kryer një sulm në shkallë të gjerë në vendet e prodhimit të raketave që i përkasin (Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike) thellë brenda Iranit”, tha Defrin në një konferencë për shtyp.
“Këto sulme janë pjesë e përpjekjeve tona më të gjera për të degraduar programin iranian të armëve dhe industrinë e prodhimit të raketave të regjimit”, shtoi ai.
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit