Sulmet ajrore të Izraelit në Siri gjatë kësaj jave e ka vënë atë në konfrontim direkt me Iranin, tha të premten kreu i lëvizjes së Libanit, Hezbollah mbështetur nga Teherani.
“Izraeli ka bërë një gabim historik dhe është duke e vendosur vetën në një luftë direkte me Iranin”, paralajmëroi Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv, transmeton portali arbresh.info
Shtatë iranianë u vranë gjatë sulmit ajror në bazën ajrore T-4 në Siri, por Teherani nuk kishte specifikuar se cilës njësi i përkisnin luftëtarët.
Nasrallah tha se viktimat ishin elitë roje revolucionare iraniane, “prandaj u vendosën në shënjestër të Izraelit”.
“Kjo që ka ndodhur është një pikë kthese për rajonin, por kjo gjë nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.
Sipas Obseratorit Sirian për të Drejtat e Njeriut në bazën e sulmuar qëndrojnë ushtarë rusë, iranian dhe të Hezbollahut.
Izraeli nuk ka dhënë asnjë koment mbi sulmet ajrore të kryera në Siri./arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A