Një person është plagosur ndërsa dhjetëra të tjerë janë prekur nga gazi i hedhur nga forcat izraelite, të cilat kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve që morën pjesë në protestën e organizuar ndaj vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, ushtarët e Izraelit kanë ndërhyrë me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj protestës së organizuar pas namazit të xhumasë në qytezën Ras Karkar, në perëndim të Ramallahut.
Në incident një palestinez është plagosur ndërsa dhjetëra të tjerë janë prekur nga gazi i hedhur.
Kolonët hebrenj po punojnë për hapjen e një rruge përgjatë tokave të palestinezëve në Ras Karkar me qëllim të ndërtimit të vendbanimeve të reja.
Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, të cilat po i mban nën pushtim që nga viti 1967, ka ndërtuar qindra vendbanime ilegale. Në vendbanimet e Bregut Perëndimor jetojnë rreth gjysmë milioni kolonë hebrenj ndërsa në Kudsin Lindor 220 mijë.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në tokat nën pushtim konsiderohen si ilegale.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...