Flotilja Ndërkombëtare Humanitare “Global Sumud”, e cila kishte si synim të çonte 200 tonë ndihma humanitare në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, më 1 tetor nga marina e Izraeli.
Ishin vetë aktivistët të cilët përmes videove të postuara në mediat sociale thanë se në disa nga anijet e flotës kishte hipur “personel ushtarak”.
Ministria e Jashtme izraelite tha se marina i kishte thënë flotiljes të ndryshonte kursin pasi po “i afrohej një zone aktive luftimesh”. Izraeli ende nuk ka konfirmuar se ka hipur në ndonjë anije.
Më vonë përmes një videoje të postuar në platformën X, Ministria e Jashtme e Izraelit tregon ushtarë izraelitë duke ndihmuar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten e njohur Greta Thunberg.
“Disa anije të flotiljes Global-Sumud janë ndaluar tashmë në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit. Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, shkruhet krahas videos.
“The last moments before we lost contact with our comrades aboard the Dutch boat Mohammed Bhar, sailing to Gaza on a humanitarian mission with the Al-Sumud Convoy to break the brutal blockade.” pic.twitter.com/S2h60huKZY
— Global Sumud Flotilla Commentary (@GlobalSumudF) October 2, 2025
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...