Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 23 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se 23 palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor me pretendimin se “janë përfshirë në vepra terroriste”, pa elaboruar se për çfarë vepra bëhet fjalë.
Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendrën e arrestit në rajon, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.
Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.
Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit