Izraeli ka mbyllur sërish hapësirën e tij ajrore për shkak të frikës së përshkallëzimit të konfliktit – pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.
Autoriteti izraelit i aviacionit njoftoi sot se, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, të gjitha fluturimet ishin pezulluar.
“Megjithatë, kalimet tokësore për në Egjipt dhe Jordani mbeten të hapura si zakonisht”, shtoi autoriteti.
Izraeli fillimisht e mbylli hapësirën e tij ajrore – pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit më 13 qershor.
Megjithatë, që atëherë, një numër i kufizuar fluturimesh speciale janë lejuar të operojnë në aeroportin e Tel Avivit, kryesisht për të sjellë izraelitët e bllokuar në shtëpi dhe për të evakuuar shtetasit e huaj./rtk
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...