Izraeli ka hequr tarifat e mbetura për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara, para se Donald Trump të zbulojë planin e tij të tarifave reciproke që pritet të godasë partnerët tregtarë amerikan.
Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh tregtar dhe aleati më i afërt i Izraelit, me tregti dypalëshe me vlerë 34 miliardë dollarë në vitin 2024.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se heqja e tarifave për mallrat amerikane do të ulë kostot e jetesës dhe do të sjellë përfitime për ekonominë e qytetarët e Izraelit. Veç kësaj ajo do të forcojë edhe lidhjet mes dy vendeve.
Izraeli dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në vitin 1985 dhe rreth 98% e mallrave nga Shtetet e Bashkuara tani janë pa taksa.
Sipas marrëveshjes, SHBA dhe Izraeli zbatuan reduktime tarifore në faza, duke çuar përfundimisht në eliminimin pothuajse të plotë të detyrimeve për mallrat e prodhuara në vitin 1995.
Megjithatë, marrëveshja i lejon SHBA-së dhe Izraelit të mbajnë disa kufizime importi dhe tarifash, si kufizimet sasiore dhe tarifat për ruajtjen e prodhimit bujqësor, kryesisht sigurinë ushqimore.
Ministria e financave vuri në dukje se mbledhja e tarifave nga importet e SHBA – kryesisht në sektorin bujqësor – është në rreth 11.3 milionë dollarë në vit.
Lista e kufizuar e produkteve bujqësore që i nënshtrohen mbrojtjes tarifore të importit përfshin mollët, dardhat, hurmat, bajamet, misrin e përpunuar dhe perimet e ngrira, sipas Ministrisë së Bujqësisë./abcnews.al
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata