Izraeli ka njoftuar në mënyrë zyrtare organizatën e kulturës dhe të edukimit të OKB-së për tërheqjen e saj nga organizata.
Përmes një deklarate, shefja e UNESCO Audrey Azoulay tha se ajo ishte njoftuar zyrtarisht të premtën se Izraeli do të tërhiqej nga organizata me 31 dhjetor 2018, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info
“Më vjen keq për këtë, pasi bindja ime është se brenda UNESCO-s dhe jo jashtë saj, mund të kapërcejmë më së miri dallimet në fushat e kompetencës së organizatës”, tha ajo.
Me 12 tetor, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se do të largohen nga UNESCO, pasi organizata akuzohej nga Presidenti Trump për “paragjykime ndaj Izraelit”.
Kjo deklaratë shkaktoi jehonë në qeverinë e Izraleit dhe i dha “krahë” kryeministrit Benjamin Netanay ta quajë organizatën “teatër të absurdit”.
SHBA hoqi fonde për UNESCO-n mbi vendimin, duke e privuar atë nga rreth një e pesta e buxhetit të saj.
Organizata prej 195 anëtarësh është e njohur për prodhimin e një liste të vendeve të Trashëgimisë Botërore që janë kthyer në destinacione favorite për shumë turistë./arbresh.info/
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...