Ndërsa nga Izraeli njoftohet se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e Gazës prej ofesivës izraelite ka pasur dhjetëra të vrarë.
Sipas njoftimeve të medias Izraeli planifikon të dërgojë në ditët në vijim një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvillluar bisedime indirekte me Hamasin. Portalet izraelite të lajmeve citojnë burime qeveritare.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi.
Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të peneve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës.
Burime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës aty janë vrarë dhjetëra vetë.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se të paktën 50 vetë ishin vrarë prej sulmeve ajrore dhe në incidente të tjera. Shumë viktima pati në radhët e atyre që prisnin në radhë për ushqim.
Autoritetet e Gazës thanë se kishte pasur të paktën 70 të vrarë./DW
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...