Ushtria izraelite ka arrestuar tre palestinezë duke kryer bastisje në shtëpitë në qytetin Ramallah i cili gjendet në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të siguruar nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelit kanë zhvilluar bastisje në qytezat Ayn Ginya dhe Ayn Arik në pjesën malore në perëndim të Ramallah, ku ka konfiskuar incizimet nga kamerat e sigurisë nëpër dyqanet e rajonit.
Burimet theksuan se ushtarët izraelitë gjatës bastisjes në shtëpitë kanë arrestuar 3 palestinezë.
Në njoftim të bërë dje nga autoritetet izraelite, ishte njoftuar se në vendbanimin e jashtëligjshëm hebre, Dolev, në afërsi të Ramallahut, ishte aktivizuar një shpërthyes si pasojë e së cilës vdiq një izraelit, ndërsa u plagosën rëndë dy të tjerë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...