Sophie Grégoire Trudeau, bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi, bën të ditur zyra e kryeministrit në një deklaratë.
“Ajo do të qëndrojë e izoluar. Ndihet mirë, dhe po merr të gjitha masat e rekomanduara dhe simptomat e saj mbeten të buta ”, thuhet në deklaratë.
Në këtë mënyrë është detyruar që të qëndrojë në vetëizolim edhe bashkëshorti I saj, kryeministri kanadez.
Sipas zyrës së shtypit, kryeministri nuk ka simptoma por do të qëndrojë në izolim për 14 ditë ndërsa nuk planifikohet që ai ti nënshtrojë testit të koronavirusit.
“Kryeministri do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj dhe me një fjalim do i drejtohet sot popullit kanadez, bën të ditur zyra e tij.
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash