Ky detaj i vogël, por domethënës, është pritur me shumë entuziazëm nga përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar, të cilët e kanë komentuar si një gjest respekti ndaj kulturës dhe traditës shqiptare.
Takimi mes Mamdanit dhe Action Bronson kishte në fokus kuzhinën shqiptare, ku reperi me rrënjë shqiptare prezantoi disa nga shijet tradicionale. Megjithatë, momenti kur kryetari i New York-ut foli shqip u bë një nga pjesët më të shpërndara të videos, duke e kthyer atë në një moment viral.
Ky episod tregon edhe një herë se si kultura shqiptare po gjen hapësirë në skenën ndërkombëtare, ndërsa gjeste të tilla të vogla ndihmojnë në promovimin e saj edhe përtej kufijve. /Telegrafi/
