Muslimanët të cilët jetojnë në Itali protestuan kundër sulmeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin francez, Paris, dhe kundër identifikimit të terrorizmit së bashku me Islamin, raporton Anadolu Agency.
Muslimanët dhe italianë të cilët e kundërshtojnë “identifikim e terrorizmit së bashku me Islamin” që u mblodhën në Romë, Milano, Gjenova, organizuan një miting të quajtur “Not in my name (Jo në emrin tim)”, për ti dënuar sulmet e ndodhura javën e kaluar në Paris dhe përdorimin e Islamit në këto sulme.
– Porosi mbështetjeje nga presidenti dhe kreu i Senatit-
Mitingu i cili u mbajt në Romë pavarësisht nga shiu i madh ku morën pjesë muslimanë nga vendet e ndryshme, nisi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris, dhe të vdekurit e sulmeve terroriste.
Në miting u lexuan porositë e mbështetjes të presidentit italian, Sergio Mattarella dhe Presidentit të Senatit të Republikës, Pietro Grasso.
Presidenti Mattarella në mesazhin e tij theksoi se vrasësit e kanë shënjestruar solidaritetin dhe humanizmin, por ata kurrë nuk do të heqin dorë nga këto vlera.
– “Ne muslimanët nuk njohim ekstremizëm dhe radikalizëm. Jo terrorizmit”-
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...