Qeveria italiane ka vazhduar masat për të zvogëluar shpenzimet për konsumatorët, pas rritjes së mprehtë të çmimeve të naftës, ka thënë Qeveria në Romë të hënën, 2 maj.
Italia do të vazhdojë të mbështesë konsumatorët deri më 8 korrik.
Një ulje e taksave do të ndikojë në ulje të çmimit për konsumatorët për gati 30 centë për litër.
Edhe çmimi për gaz metani do të ulet po ashtu.
Qeveria pati marr vendim për të zbatuar këtë masë nga marsi në maj, pas rritjes së çmimeve që janë pasojë e shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.
Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina./REL/
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...