Italia ka aprovuar masa shtrënguese anticovid në hyrjet kufitare.
Për të gjithë personat që hyjnë në territorin italian nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.
Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore e tamponi negativ.
Këto masa hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.
Shtyhen deri me 31 janar 2022 dhe masat ne fuqi ndaj vendeve ekstra komunitare mes të cilave është dhe Shqipëria.
Urdhri u firmos nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.
Lajmi u konfirmua për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se
Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.
Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...