Italia mbështet nismën e re të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, tha këtë të premte zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.
“Ne mbështesim fuqimisht nismën e Presidentit të SHBA me liderët e Egjiptit dhe Katarit për të arritur shpejt një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve”, tha Tajani në Rrjetin X.
Ai theksoi se është thelbësore të rivendoset perspektiva politike e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, raporton Ansa.
Kreu i diplomacisë italiane paralajmëroi gjithashtu në deklaratën se “nuk ka kohë për të humbur”.
Udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së i kanë bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë bisedimet në Doha ose Kajro më 15 gusht për të kapërcyer çdo boshllëk të mbetur në marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të Gazës dhe të fillojnë zbatimin e saj pa asnjë vonesë, thanë të tre vendet në deklaratën e përbashkët të enjten.
Liderët e tre vendeve ndërmjetësuese theksuan se pas disa muajsh punë, propozimi kornizë për marrëveshjen është përfunduar dhe se tani mungojnë vetëm detajet e zbatimit, raporton Reuters.
Sipas deklaratës, Katari, Egjipti dhe SHBA-të janë të gatshme të paraqesin propozimin përfundimtar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura në lidhje me zbatimin e marrëveshjes./abcnews.al
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...