Imamët myslimanë në Itali janë duke u regjistruar nëpër kurse me qëillim që të ‘krijojnë një klimë të tolerancës’ dhe për të luftuar radikalizmin.
Kurset për trajnimin e imamëve janë duke u paguar nga Ministria e Brendshme, e cila synon që liderët jo-katolikë dhe ata nga vendet e tjera të përshtatën me klimën në Itali, transmeton arbresh.info.
Trajnimet priten të fillojnë në shkurt në Ravenna, qytet në veri të Italisë, prej ku edhe është dëbuar një militant i dyshuar tunizian.
Ky program është duke u drejtuar nga Universiteti i Bolonjës, ku drejtori i këtij trajnimi tha se të gjithë predikuesit e feve që njihen zyrtarisht nga Italia janë të mirëpritura.
“Qëllimi është të nxisim një dialog me feve dhe kulturave, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie paqësore”, tha Profesor Giovanni Cimbalo për La Republica.
Ai ka theksuar se gjatë trajnimit do të respektohen të gjitha ndryshimet fetare, dukë përfshirë edhe fenë Islame.
Roli i Islamit në shoqërinë italiane ka qenë një temë e nxehtë pas sulmeve terroriste në Evropë dhe kriza e refugjatëve./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj