Italia dhe Japonia u zotuan të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raportuan mediat italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën dhe të ushtrojmë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund armiqësive menjëherë”, tha kryeministri italian Mario Draghi gjatë një konference të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij vizitues japonez Fumio Kishida në Romë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.
Ai përsëriti gjithashtu se të dy vendet po punojnë për arritjen e një armëpushimi për të mundësuar evakuimin e civilëve.
Kishida, nga ana e tij, tha: “Japonia dhe Italia e gjejnë veten të bashkuar në zbatimin e sanksioneve me ashpërsi të paprecedentë”.
Kryeministri japonez u takua edhe me Papa Françeskun në Vatikan, njoftoi ANSA.
Të paktën 3.238 civilë janë vrarë dhe 3.397 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 5,6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, kurse rreth 7,7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga agjencia e OKB-së për refugjatët.
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...