Nga e hëna datë 4 maj në mjetet e transportit publik në Itali do të udhëtohet në numër të limituar pasagjerësh.
Në çdo sedilje dyshe do të ulet një person, me distancë minimumi 1 metër nga njëri-tjetri. Pasagjerët në këmbë do qëndrojnë në vende të caktuara të shënuara me adezivë në dyshemetë e mjeteve.
Hyrja ne metro do të jetë 30 persona çdo 30 minuta.Do të ketë dy rrugëkalime me sens unik në stacionet e metrove: për udhëtarët që hyjnë e ata që dalin. Në autobusa do të respektohet gjithashtu distancimi 1 metër. Hyrja do të bëhet e detyrueshme në portat anësore e zbritja në portën qëndrore.
Është e ndaluar t’i kërkosh informacion shoferit.Numri maksimal i udhëtarëve në autobusë do të jetë sa gjysma e numrit të kapacitetit mbajtës.
Në dyert hyrëse të mjeteve të transportit publik do të montohet mekanizmi “numëro pasegjerët” që janë celula fotoeletrike që sinjalizojnë në kohë reale sa persona janë në bordin e autobusit, trenit e metrosë. Në mjetet e transportit publik do të jetë e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave.

Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...