Në Alvito, rajoni i Lacios, rrëzimi i një muri gati dy metra i lartë ka zënë katër persona, duke vrarë dy.
Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur nga vala e motit të keq që ka prekur pjesën më të madhe të Italisë qendër jugorë ku erërat shumë të fuqishme kanë shkaktuar rënie të strukturave dhe pemëve, njofton portali “skytg24”.
Në Alvito, rajoni i Lacios, rrëzimi i një muri gati dy metra i lartë ka zënë katër persona, duke vrarë dy.
Në Guidonia Monteçelio, pranë Romës, një pemë e lartë goditi një makinë duke shkaktuar vdekjen e shoferit 45 vjeçar.
Ndërsa viktima e tretë është regjistruar në Kapena, pranë Romës, ku një 54 vjeçar që po përpiqej të rregullonte çatinë, për shkak të herës së fuqishme humbi ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili vdiq.
Në tërësi, forcat zjarrfikëse kanë bërë rreth 1 500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit