Italia që numëron numrin më të madh të viktimave në botë nga COVID-19, assesi të këndellet pavarësisht përpjekjeve të shumta të autoriteteve që po luftojnë me pandeminë që ka pushtuar botën.
E përveç kësaj, autoriteteve lokale në Aula mes Firence dhe Genoas u ka dalë punë me një problem tjetër – një urë gjigante është shembur sa hapë e mbyll sytë, transmeton telegrafi.
Si pasojë e kësaj, shoferi i një kamioni që ishte mbi urë është lënduar, ka bërë të ditur zëdhënësi i zjarrfikësve. Ndërkaq e tërë ura është shembur rreth orës 10:30 në Aula që lidh Firence me Genoan.
Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima, e shoferi i kamionit që është lënduar sipas mjekëve është në gjendje stabile.
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...