Itali, rritet në 25.085 bilanci i të vdekurve nga COVID-19, pasi në 24 orët e fundit regjistrohen 437 viktima.
Italia po vijon me hapa pozitivë drejt uljes së bilancit tragjik të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, transmeton arbresh.info.
Sot ajo shënoi një tjetër rekord në numrin e personave të shëruar në 24 orë, ku 2,943 kanë lënë spitalet. Gjithsej 54,543 persona kanë fituar betejën kundër COVID-19.
Edhe numri i viktimave ka pësuar ulje në krahasim me një ditë më parë. Në 24 orë u shënuanr 437 viktima ku gjithsej janë 25,085 të vdekur.
Pavarësisht se disa ditë më parë u regjistrua ulje në numrin e të infektuarve në 24 orë, sot u raportuan 3,370 raste të reja duke e çuar numrin total në 187,327.
Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive është ulur, ku ditën e sotme numërohen 87 më pak.
Aktualisht në spitale ndodhen rreth 2,384 pacientë që po u nënshtrohen përkujdesjes mjekësore.
Në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 1,513,251 tampone./arbresh.info./
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...