Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë publikuar të dhënat e tjera të COVID-19 atje.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj, janë regjistruar 1010 persona të infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, numri i viktimave ka rënë, duke u ulur në 14, nga 24 që u regjistruan një ditë më parë.
Në njoftim sqarohet më tej, se aktualisht 180 pacientë në të gjitha spitalet e vendit ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.
Në të gjithë territorin italian, aktualisht rastet aktive janë 41.840, ndërsa thuhet, se shumica prej tyre janë karantinuar në shtëpi dhe një numër i vogël ndodhet në spital për trajtim më të specializuar.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026