Dhjetë raste me Covid-19 u identifikuan në një palestër në Itali. Mes tyre ishte një punonjës i shëndetësisë i cili ishte vaksinuar. Ai rezultoi i infektuar me virusin delta, ndryshe i njohur si virusi indian. I infektuari kishte marrë të dyja dozat e vaksinës.
Falë gjurmimit të kontakteve janë identifikuar të gjitha rastet në palestër ku në total janë infektuar një instruktor dhe nëntë ndjekës të kurseve që zhvillohen qendrën sportive. Askush prej tyre nuk po merr trajtim spitalor.
Në një fazë epidemisë që duket është në rënie me vaksinimet që vazhdojnë me ritme të larta, një shpërthim i këtij lloji është i pazakontë. Një studim i sapo botuar në revistën shkencore The Lancet zbulon rritje të rezistencës së këtij virusi ndaj vaksinave Covid, veçanërisht pas një doze të vetme.
Të dhënat nga Shëndeti Publik në Britani kanë zbuluar se varianti delta është 50% më infektiv se varianti anglez dhe rrit rrezikun e shtrimit në spital dy herë më shumë. Të dhënat që shqetësojnë Mbretërinë e Bashkuar mund të çojnë në një shtyrje të rihapjes së vendit të njoftuar në 21 qershor.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari