Kryeministri italian, Paolo Gentiloni mori votëbesimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit të martën, pasi prezantoi një program të kufizuar të qeverisë së tij të re.
Ish-ministrit të Jashtëm iu kërkua nga presidenti të krijonte një administratë të re, pasi Matteo Renzi dha dorëheqjen javën e kaluar, si pasojë e disfatës së rëndë që pësoi në referendumin mbi reformat kushtetuese.
Për t’u ulur në detyrën e kryeministrit, Gentiloni duhet të fitojë votëbesimin në të dyja dhomat e Parlamentit, por sprova e parë, ajo në Dhomën e Ulët kaloi me sukses, me 368 vota pro dhe 105 kundër, ndërkohë që shumë parlamentarë të opozitës nuk ishin të pranishëm në votim, në shenjë proteste.
Testi i radhës për Gentilonin është ai përballë Senatit, të mërkurën, ku shumica e tij pritet të jetë shumë më e vogël, kjo edhe si pasojë e vendimit të një partie që ishte në aleancë me Renzin, më herët, për të mos mbështetur administratën e re./tch/Arbresh.info
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...