Google ADS

Islamistët shkatërrojnë edhe një qytet tjetër të lashtë në Irak

17:08 | 7 Mars 2015
Arbresh.info

Ekstremistët e shtetit islamik kanë shkatërruar mbetjet e qytetit të lashtë Hatra 2000 vjet të vjetër në Irakun e veriut, u njoftua sot nga Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Irakut.

Ky është sulmi i fundit nga xhihadistët në trashëgiminë kulturore të vendeve të Lindjes së Mesme.

Një zyrtar i paidentifikuar tha për Reuters se ministria kishte marrë raporte nga punonjësit e saj në qytetin e Mosulit, i cili është nën kontrollin e ekstremistëve, që qyteti Hatra sot është shkatërruar.

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve irakiane njoftoi të enjten në faqen zyrtare në Facebook se ekstremistët sulmuan dhe shkatërruan qytetin historik të Nimrud me automjetet të rënda.

Nimrud, i cili u themelua në shek e 13-të, shtrihet në brigjet e lumit Tigris, rreth 30 kilometra në juglindje të Mosulit, dhe është qyteti i dytë më i madh në Irak.

Shkatërrimi i Nimrud, një nga gurët e çmuar të epokës asiriane, ndodhi një javë pasi grupi xhihadist lëshoi një video e cila tregon ekstremistët me çekane dhe mjete të tjera duke shkatërruar objekte të lashta dhe të çmueshme në muze të Mosulit, tha AFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale