Islamistët e Pakistanit të cilët u përleshën me policinë gjatë fundjavës, kanë anuluar protestat gjithë popullore pas dorëheqjes së ministrit të drejtësisë Zahid Hamid.
Raportimet nga Islamabadi dhe qytetet tjera thonë se protestuesit kanë nisur të largohen, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytet për javë të tëra, duke kërkuar shkarkimin e Hamidit për blasfemi. Ai më pas kishte kërkuar falje për atë siç e kishte quajtur ai një gabim.
Të paktën gjashtë persona besohet të jenë vrarë kur përplasjet shpërthyen të shtunën dhe rreth 200 u plagosën.
Qeveria civile po kritikohet për mbështetjen e krizës, e cila ngre pyetje të reja rreth rolit të ushtrisë në politikën pakistaneze.
Ministri i drejtësisë u akuzua nga protestuesit për blasfemi, pasi një referencë ndaj Profetit Muhamed ishte lënë jashtë një versioni të rishikuar të betimit zgjedhor./Arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...