Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se Shteti Islamik ka vrarë 12 persona që mbaheshin rob në qytetin e lashtë të Palmiras.
Disa janë vrarë me të shtëna, ndërsa disa prej robërve u është hequr koka, transmeton arbresh.info.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se katër prej viktimave që u është hequr koka kanë qenë mësues dhe punonjës të qeverisë, ndërsa të tjerët janë kanë qenë luftëtarë të opozitës dhe forcave proqeveritare. Ata fillimisht janë vrarë dhe më pas edhe atyre u është hequr koka.
Disa nga vrasjet janë kryer në hyrjen amifetarit romak të shek.2, ndërsa të tjerët janë vrarë në oborrin e muzeut të Palmiras.
Shteti Islamik ka rimarrë nën kontroll Palmiran në dhjetor, nëntë muaj pasi ata ishin dëbuar nga qyteti në një ofensivë të mbështetur nga forcat ajrore ruse./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim