Militantët nga Shteti Islamik kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmiras.
Fasada e amfiteatrit e që daton nga shekulli i dytë, është shkatërruar, raportojnë mediat shtetërore, transmeton arbresh.info.
Xhihadistët kanë rimarrë nën kontroll vendin e arkeologjik që është edhe pjesë e UNESCO-s. Palmira është mbajtur nën kontrollë nga Shteti Islmaik për dhjetë muaj, deri në mars të vitit të 2016, kur focat qeveritare arritën të largojnë militantët nga qyteti i lashtë, megjithatë, pas pak muajsh, ISIS ka kthyer kontrollin në një pjesë të Palmiras.
Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar disa monumentet të trashëgimisë kulturore në Palmira, para se forcat qeveritarë të ndihmuara nga sulmet ajrore ruse ta merrnin kontrollin e qytetit.
Shefi sirian i antikiteteve, Maamoun Abdulkarim, për Reuters e ka konfirmuar shkatërrimin e fundit, por nuk janë dhënë detaje se kur saktësisht ka ndodhur shkatërrimi.
Të enjten është raportuar se në amfiteatrin e Palmiras militantët e ISIS-it u kanë hequr kokën tetë personave. Katër nga vrasjet janë kryer në amfiteatër, ndërsa katër personat tjerë janë vrarë në një muze në afërsi të zonës arkeologjike./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus