ISIS ofron 1 milionë dollarë për këdo që vret ushtaren kurdo –daneze

16:45 | 19 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Militantët e Shtetit Islamik kanë ofruar 1 milionë dollarë shpërblim për këdo që vret ushtaren kurdo-daneze, Joana Palani.

 21-vjeçarja, me origjinë nga Kurdistani Irakien por që jetonte në Danimarkë, ishte nisur në 2014-ën nga Europa për tu bashkuar me peshmergët kurdë për të luftuar kundër Isis. Ajo i kishte cilësuar terroristët si objektiva shumë të lehtë për tu vrarë në krahasim me ushtarët e Bashar al-Assad.
Ajo braktisi universitetin dhe studimet për tu nisur drejt qëllimit të saj: luftës për të drejtat e njeriut. Pavarësisht kësaj autoritetet daneze, pasi ajo u kthye nga Lindja e Mesme në vitin 2015, i konfirskuan pasaportën. Sipas ligjeve të Danimarkës, peshmergët konsiderohen terroristë dhe në këtë mënyrë Palani rrezikon gjashtë muaj burg si dhe heqjen e nënshtetësisë daneze. Situata është rënduar edhe më shumë sipas mediave në vend, nga shkelja e një vendimi që e ndalonte atë të udhëtonte në Katar.

Shpërndaje në rrjete sociale