Grupi ekstremist Boko Haram ka shpallur bashkimin me shtetin islamik që shtrihet në Irak dhe Siri. Lajmi bëhet i ditur nga vet grupi Boko Haram përmes një postimi në twiter.
Boko haram, një nga grupet me ekstremiste sot ne bote, kontrollon brenda Nigerisë një territor me madhësi sa Belgjika. Kohe me parë, mbështetjen ndaj shtetit islamik e kanë shprehur edhe një grup xhihadist ne gadishullin Sinai në Egjipt dhe një grup në Libi.
Ndërkohe tre shpërthime me bomba kane shkaktuar te paktën 54 te vdekur te shtunën ne qytetin Maiduguri ne verilindje të Nigerisë. Grupi famëkeq Boko Haram dyshohet se është autor i sulmit që la edhe mbi 150 te plagosur. Shpërthimet ndodhën në zona të populluara të qytetit në tregje dhe një stacion të autobusave. Maiduguri është qyteti ku u krijua Boko Haram që lufton për një shtet sipas parimeve islame që prej vitit 2009.
Kurti bisedoi me Borrell për situatën në veri
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...
Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e vet në Prishtinë
KFOR-i u kërkon të grumbulluarve ta lirojnë kordonin e tyre