Ndonjëherë jeta e disa njerëzve mund të ndryshojë brenda një nate.
Kështu i ka ndodhur edhe Arshad Khan, një shitësi çaji në Pakistan.
18-vjeçari me sy ngjyrë bojëqielli ishte duke fituar bukën e gojës në tregun e Islamabadit, ku fotografja e famshme Haveria Ali i shkrepi atij një foto.

Por nga ajo shkrepje, mijëra njerëz në rrjetet sociale e kanë shpërndarë fotografinë e saj, duke i lënë pa fjalë të gjithë me ngjyrën unike të syve.
Disa ditë më vonë, Arshad realizoi fushatën e tij të parë si model.
Ai tani thotë se gëzon famë dhe se është shumë i lumtur për këtë fakt.

“Shumë femra më kanë thënë se kam sy shumë të bukur.
Që kur fotografia ime u bë virale, e kam kuptuar se jam bërë i famshëm”, thotë Arshad.
Gjatë një interviste dhënë një televizioni, Ashad ka pranuar se një ditë pas publikimit të fotografisë së tij, e kanë vizituar mbi 50 femra.
Ai thotë se dëshiron të luajë edhe në filma, dhe të jetë i famshëm sikurse aktori i famshëm indian, Sha Ruk Khan që konsiderohet si mbreti i Bollywood-it.

Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...